Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një australian vendosi të ushqehet vetëm me patate për gjithë vitin 2016 për të kuruar “varësinë ndaj të ngrënit”. Edhe pse në fillim u kritikua për vendimin e marrë, rezultatet në fund ishin shumë të kënaqshme për të. Ai tregon se ushqyerja vetëm me patate për një vit përveçse e ndihmoi të largojë varësinë ndaj ushqimeve të pashëndetshme, bëri edhe që të humbasë më shumë se 45 kg dhe të bien nivelet e kolesterolit, shkruan gazeta Shendeti.andrew-flinders-taylor

“Nga patatet merr gjithçka që të nevojitet. Të gjithë e dimë që patatet kanë shumë karbohidrate, megjithatë ato kanë edhe mjaftueshëm proteina, yndyra, fibër, vitaminë C dhe hekur.

Më parë ai konsumonte vetëm ushqimet të skuqura shumë dhe pije të gazuara. Pasi mori vendimin për t’u ushqyer vetëm me patate, ai ndante me ndjekësit në çdo kohë rezultatet e dietës së re.

Vetëm muajin e parë ai humbi rreth 12 kg (lexo më shumë këtu).

Sapo historia e tij u bë virale, shumë dietologë e kritikuan pasi po humbiste disa nga lëndët ushqyese të rëndësishme për organizmin, të cilat mund të merren nga ushqimet e tjera.

Megjithatë ai tregon se gjatë gjithë kohës së dietës ai ka qenë nën mbikëqyrjen e mjekëce.

“Nëse do rezultate ekstreme, duhet të bësh gjëra ekstreme”, deklaroi ai për  News.com.au.

“Ishte një vendim ekstrem, megjithatë ku qëndron problemi?”

Burimi: Fox News / http://shendeti.com.al/