Kryefaqja Box 6 10 vjeç – 192 kilogramë, dietë ekstreme për të shpëtuar vogëlushin

10 vjeç – 192 kilogramë, dietë ekstreme për të shpëtuar vogëlushin

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Arya Permana

Është vetëm 10 vjeç dhe peshon 192 kilogramë. Arya Permana, nga Indonezia, konsiderohet si një nga fëmijët më të shëndoshë në botë. Atij i duhet t’i nënshtrohet një diete ekstreme për t’u dobësuar, pasi është në rrezik për jetën.

Për shkak të peshës së rëndë, 10-vjeçari e ka të pamundur që të ecë apo shkojë në shkollë. Prindërit tregojnë se nuk mund të gjejnë as rroba për të. Ata kanë filluar t’i pakësojnë ushqimin nga frika se mos vdes.

“Djali po rritet me shpejtësi shumë të madhe dhe jam e shqetësuar për shëndetin e tij. Nuk di ndonjë mënyrë tjetër për të ndaluar shtimin e tij në peshë, veçse t’i japë më pak ushqim” tregon nëna e djalit, znj. Rokayah Somantri.

“Ai është vazhdimisht i uritur dhe mund të hajë vakte sa për dy të rritur njëkohësisht. Është gjithmonë i lodhur dhe ankohet se ka probleme me frymëmarrjen”.

“Nuk ka dhimbje më të madhe se të shikosh djalin duke vuajtur. Djali nuk shkon në shkollë pasi nuk mund të ecë vetë. Ai mund të bëjë vetëm disa hapa dhe e humbet menjëherë ekuilibrin. Do të doja ta shikoja djalin duke studiuar dhe luajtur me fëmijët e tjerë”, shton ajo.

Prindërit e kanë vizituar djalin tek disa mjekë, por asnjëri prej tyre nuk ka gjetur asgjë jonormale tek pesha e tij alarmuese.

Babai i tij tregon: “Nuk kam para as për të ngopur djalin. Më duhet të marrë borxh që ai të hajë. Nuk mund ta lë të uritur”.

“Për shkak të gjendjes financiare, nuk mund t’i përballoj spitalet e shtrenjta.  Shpresoj që një ditë ta shoh djalin tim si fëmijët e tjerë”, shton ai.

Prindërit e ushqejnë tani 10-vjeçarin vetëm me oriz kaf, me shpresën mos dobësohet.

“Asnjë nënë nuk do që të mos ushqejë djalin e saj, por nuk di rrugëzgjidhje tjetër. Po e ushqej vetëm me oriz kaf. Nuk e di nëse e ndihmon, por është e vetmja gjë që mund të bëjë që mos të shëndoshet më”, përfundon rrëfimin nëna e djalit.

Burimi: Mirror/ https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here