Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që zhvillohet me kalimin e viteve nga kequshqyerja dhe mënyra jo e shëndetshme e jetesës. Mënyra e vetme për të parandaluar zhvillimin e kësaj sëmundjeje është duke u ushqyer shëndetshëm, duke kryer aktivitet fizik dhe duke shmangur disa zakone të këqija, si pirja e duhanit apo alkoolit.

Këto janë disa mënyrat për parandalimin e diabetit të tipit 2:

Bëni aktivitet fizik:

Aktiviteti fizik ul nivelet e sheqerit në gjak dhe rrit ndjeshmërinë e insulinës për 24-48 orë.

Përpiquni të bëni stërvitje të paktën 30 minuta në ditë.

Dobësohuni

Jeni 40% më të rrezikuar të prekeni nga diabeti i tipit 2 nëse jeni mbipeshë. Përpiquni të humbisni 5-10% të peshës tuaj për të ulur rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

Ushqehuni shëndetshëm

Një dietë e pasur me pije të gazuara dhe karbohidrate të përpunuara rrit rrezikun për zhvillim të diabetit. Ulni numrin e kalorive, pini sa më shumë ujë, hani fruta, perime dhe produkte të qumështit me pak yndyra. Kufizoni kripën, sheqerin dhe yndyrat e ngopura.

Konsumoni me shumë fibra

Fibrat mund të ngadalësojnë tretjen dhe ulin nivelet e sheqerit në gjak. Gratë duhet të marrin 25 gramë fibra në ditë, ndërsa meshkujt 38 gramë.

Matni nivelet e sheqerit në gjak

Me miliona njerëz në botë kanë diabet dhe nuk janë në dijeni, derisa gjendja përkeqësohet. Kontrollohuni tek një mjek për të parë nëse jeni të rrezikuar. (Lexoni disa nga shenjat paralajmëruese të diabetit).