A infektohet gjaku?

Nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, hematolog

Është shpesh e vështirë t’u shpjegohet pacientëve se “gjaku qarkullues nuk infektohet”. Gjaku është një mjedis transporti, jo një organ ku patogjenët jetojnë dhe shumohen.

Nëse në gjak gjenden patogjenë (viruse – viremia, baktere – bakteremia, kërpudha – fungemia etj.), kjo nuk do të thotë se gjaku është i infektuar, por se ai po kryen funksionin e tij normal: transportin.

Patogjeni, pasi hyn në qarkullim (duke kaluar barrierat mbrojtëse), synon indet dhe organet ku gjen kushte të përshtatshme për t’u shumuar dhe për të shkaktuar dëmtim. Pikërisht aty ndodh infeksioni i vërtetë.

Ndryshimet në analizat e gjakut periferik, si rritja e leukociteve, neutrofileve, prania e formave të papjekura (shkopinj, metamielocite etj.) apo rritja e eritrosedimentit, shpesh të shoqëruara me temperaturë, nuk nënkuptojnë “infeksion në gjak”, por reagim të organizmit ndaj një procesi inflamator ose infektiv.

Gjaku ka funksion kryesor transportin:

Eritrocitet transportojnë oksigjenin për indet

Leukocitet janë qeliza mbrojtëse që prodhohen në palcën e kockave dhe udhëtojnë për të luftuar infeksionet jashtë enëve të gjakut

Në prani të infeksionit, organizmi rrit prodhimin e neutrofileve dhe mund të lëshojë edhe forma të papjekura për të përballuar kërkesën e shtuar

Nëse patogjeni arrin në qarkullim, aktivizohet sistemi mbrojtës i organizmit: fillimisht neutrofilet dhe sistemi fagocitar (përfshirë shpretkën), dhe më pas imuniteti specifik me limfocitet. Vetëm në rast se këto mekanizma nuk arrijnë ta eliminojnë, patogjeni përhapet në inde dhe shkakton dëmtim lokal apo sistemik.

Trombocitet, ndryshe nga elementët e tjerë, kanë rol të drejtpërdrejtë në ruajtjen e integritetit të enëve të gjakut dhe në ndalimin e hemorragjisë.

Gjaku gjithashtu transporton hormone, lipide, aminoacide, nxehtësi, si dhe në disa raste patogjenë apo qeliza tumorale.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur