Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ajri i ndotur jashtë dhe brenda mureve të shtëpisë vret gati 600 mijë fëmijë të moshës nën 5 vjeç çdo vit. 300 milionë e fëmijëve jetojnë në zona me nivele të larta toksike të ndotjes së ajrit, që janë 6 herë më të larta se normat e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Ky është raporti më i fundit i Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Të dhënat satelitore kanë zbuluar se 2 miliardë fëmijë janë të ekspozuar nga ndotja e ajrit jashtë ambienteve të shtëpisë, të shkaktuar nga pluhuri, makinat, përdorimi i tepërt i lëndëve djegëse etj.

Ajri i ndotur është gjithashtu një nga rreziqet më kryesore në shëndetin e të rinjve, ku vret mbi 600 mijë të rinj çdo vit. Ai është gjithashtu shkaktari kryesor i pneumonisë dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes.

“Ajri i ndotur është faktori kryesor në vdekjen e 600 mijë fëmijëve në moshën 5 vjeç çdo vit – dhe kërcënon jetën dhe të ardhmen e miliona njerëzve çdo ditë”, deklaron drejtori ekzekutiv i  UNICEF, Anthony Lake.

“Ajri i ndotur nuk dëmton vetëm zhvillimin e mushkërive të fëmijëve, ai mund të kalojë edhe në tru dhe ta dëmtojë përgjithmonë atë. Asnjë shoqëri nuk mund ta lejojë ndotjen e ajrit”.

Burimi: Time / http://shendeti.com.al/