Kryefaqja Aktualitet Ben Blushi: Historia ime tragjike e tri ditëve më parë në Spitalin...

Ben Blushi: Historia ime tragjike e tri ditëve më parë në Spitalin Onkologjik të Tiranës

1
Shpërndaje

Ben Blushi

Deputeti Ben Blushi rrëfeu gjatë emisionit “Studio e hapur” një ngjarje që i kishte ndodhur para tri ditësh në Spitalin Onkologjik të Tiranës, ku një zonjë i kishte kërkuar ndihmë se po i vdiste motra nga kanceri për shkak të mungesës së një medikamenti në spital.

“Para tri ditësh më ka marrë në telefon një zonjë. Ishte ora 8 e 30 e mëngjesit. Më tha duke qarë se po më vdes motra. Më tha se ishte me kancer dhe se dozën e ilaçit nuk ia japin. Shkova vetë në spital. Në procesin e Kimios ishin në radhë rreth 200 persona. Hyra brenda në spital, mbasi kalova një radhë të madhe, takova mjekët dhe thanë se nuk ka ilaç. Pas disa ditësh Rama shkon në këtë spital, dhe nxori në foto ‘Onkologjikun’ e lyer dhe muret e lyera. Një dozë kushtonte 400 mijë lekë. Pasi shkuam nëpër disa farmaci nuk e gjetëm medikamentin. Më vonë e kishte gjetur vetë bashkëshorti i pacientes, nuk e di se në çfarë rruge. Ne mund të shërojmë njerëzit që vdesin pa ilaçe, por kjo është e padrejtë. Nëse do jem kreu i PS apo dhe asgjë, nuk do jem ky që është sot, që mburret me muret, në një kohë që njerëzit vdesin për ilaçe”. /https://shendeti.com.al/

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here