Kryefaqja Lajm kryesor Cilat janë shenjat e sëmundjes së Menierit?

Cilat janë shenjat e sëmundjes së Menierit?

1
Shpërndaje

Nga mjekja ORL Anjeza Kuçi

Morbus Meniere është një sëmundje e veshit të brendshëm që shkakton shurdhësi, zhurmë në vesh dhe marrje mendsh. Prek kryesisht moshat e mesme dhe më shumë njërin vesh sesa të dy veshët.

Katër janë shenjat madhore të sëmundjes së Menierit:

  • Marrje mendsh që shoqërohen me pështjellime e të vjella;
  • Rënie e aftësisë së dëgjimit;
  • Zhurmë në vesh;
  • Ndjenja e mbushjes së veshit.

test degjimi veshKrahas humbjes së aftësisë së dëgjimit, disa të sëmurë mund të ankohen se tingujt në veshin e prekur janë ndryshe apo nuk i duron dot.

Këto shenja në fillim të sëmundjes mund të jenë edhe të veçanta, por kur kriza shfaqet plotësisht, të gjitha shenjat shkojnë bashkë.

Ecuria e sëmundjes është mjaft e ndryshueshme, çka do të thotë se krizat mund të jenë tepër të rralla ose tepër të shpeshta. Kur krizat janë të shpeshta, mbetet zhurma në vesh dhe dëgjimi humbet gradualisht në mënyrë të pakthyeshme. Kriza zgjat disa orë deri në 24 orë. Mandej kriza qetësohet edhe vetvetiu. Në fillimet e saj zhurma e veshit dhe rënia e dëgjimit shtohet në prag të krizës dhe në krizë. Me kalimin e krizës, këto dy shenja bien ose humbasin plotësisht.

1 Koment

  1. E falenderoj Dr. Anjezen. Me te vertet nje mjeke shume e pregatitur. Personalisht jam sorollatur ne mjrke te ndryshem por vetem kjo doktoreshe me beri derman. Respekt doktoreshe.

    Genta

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here