Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shënderi Online: Elena Beta

Panxhari mund të konsiderohet si një anti-inflamator i fuqishëm për parandalimin e sëmundjeve.

Vetëm një porcion i panxharit mund të rrisë nivelin e energjisë dhe të ulë nivelin e kolesterolit. Po ashtu mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i kancerit dhe të lehtësojë simptomat e artritit.

Konsumimi i panxharit do të sjellë shumë përparësi, prandaj duhet të gjendet çdo ditë në pjatat tuaja. Inflamacioni mund të krijohet për shkak të faktorëve të ndryshëm, ndërsa njëri nga ta është edhe stresi. Stresi kronik mund të shkaktojë inflamacion kronik i cili është i lidhur me krijimin e gjendjeve të ndryshme dhe sëmundjeve siç janë:

  • Rrudhat
  • Ndjeshmëria në infeksione
  •  Kanceri
  • Artriti
  •  Bronkiti
  •  Sëmundjet kronike
  •   Diabeti
  •  Tensioni i lartë i gjakut
  •  Osteoporoza
  •  Sëmundjet e zemrës
  •  Parandalojnë kancerin

Për mijëra vjet, xhenxhefili është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të panumërta për shkak të efekteve të tij të fuqishme terapeutike dhe parandaluese. Ai ka veti anti-inflamatore, analgjezike, antioksidante dhe anti-emetike. Ai ndihmon në uljen e inflamacionit, ënjtjes dhe dhimbjeve për shkak të aftësisë së tij për pengimin e sintezës prostaglandine dhe leukotriene. Ai i pengon receptorët e serotoninës dhe ka aftësinë për ta thyer dhe shpërbërë gazin e zorrëve (efekti karminativ) gjë që e bën atë një agjent të mirë antiemetik. Aktiviteti i tij antioksidant, aftësia për ta nxitur vdekjen e qelizave (Apoptoza) dhe shuarja e proteinave të caktuara i jep atij veti antikancerogjene.

Nëse këto dy përbërës të fuqishëm kombinohen së bashku rezultatet mund të jenë fantastike. Ja përbërësit që ju duhen:

  • 3 gjethe lakër jeshile
  • 1 portokall i mesëm, i qëruar dhe i prerë
  • 1 mollë e mesme, e prerë
  • 1 karotë, e qëruar dhe e prerë
  • 1 panxhar i mesëm, i qëruar dhe i prerë
  • 1 copë xhenxhefill i freskët (rreth 1 inç i gjatë), i qëruar

Udhëzime:

Lani të gjitha produktet dhe i qëroni nëse është e nevojshme.

I vendosni në një shtrydhëse frutash e perimesh duke filluar me portokallin dhe vazhdoni me të gjithë përbërësit me rradhë. E pini lëngun 2 ose 3 herë në javë dhe do të vini re përmirësime.

Burimi:healthyandnaturalworld