Kryefaqja Aktualitet Denoncim/ Fondi vonon barnat për të transplantuarit

Denoncim/ Fondi vonon barnat për të transplantuarit

0
Shpërndaje

Mungesa e barnave në spital është një nga problemet që artikulojnë më shpesh pacientët. Veçanërisht të sëmurët kronik janë më të prekurit nga mungesat e vonesat e herëpashershme.

Shoqata e Pacientëve me Hepatite sjell në vëmendje vonesën e barnave për të transplantuarit. Kryetari i kësaj shoqate, Partizan Malkaj në një koment të shkurtër ka folur për mungesën e seriozitetit të shtetit lidhur me cilësinë e barnave dhe mbërritjen e tyre në kohë te pacientët.

“Çdokush që ka një qese plasmasi dhe që siguron një magazinë mund të sjellë barna në Shqipëri. Takrolimus (barna jetike për të transplantuesit e mëlçisë) mungoi për një kohë në farmacinë e QSUT-së dhe askush nuk u interesua”, shkruan Malkaj.

Burimi: ProPacientit.com

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here