Kryefaqja Gjeni mjekun tuaj Ortopedi-traumatologji Dr. Artan Bano

Dr. Artan Bano

0
Shpërndaje
Artan Bano, kirurg ortoped

Dr. Artan Bano aktualisht ushtron profesionin e tij si specialist kirurg ortoped. Ai përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1995. Pas njohjes së diplomës së mjekut të përgjithshëm në Dikatsa, në Athinë u emërua mjek i përgjithshëm në Kostur të Greqisë.

Artan BanoNë vitin 2001 filloi specializimin në degën e Kirurgjisë së përgjithshme, pjesë e specializimit të ortopedisë në spitalin “Ipokrati”, në Selanik, Greqi, ndërsa në vitin 2002 nisi trajnimin e lartë specializues në kirurgjinë ortopedike.

Në një periudhë 6-vjeçare, ai thelloi njohuritë speciale në fushën e traumës ortopedike, rikonstruksionin e artikulacioneve dhe traumës atletike në spitalin e përgjithshëm të Kavalës, si dhe njohuri të thella në trajnimin kirurgjikal dhe jokirurgjikal të traumës, tumoreve dhe patologjive të shtyllës kurrizore në Spitalin Universitar të Kretës.

Pas përfundimit të skemës specialisuese greke në ortopedi dhe testimit përfundimtar në Athinë, mjeku Artan Bano punoi si bashkëpunëtor shkencor pranë Klinikës Ortodokse në Spitalin Universitar të Kretës.

Në vitin 2009 fitoi me konkurs në rang republike në Greqi një bursë specializimi njëvjeçare në nënspecialitetet e ortopedisë nga Shoqata e Kirurgëve ortopedë-traumatologë të Greqisë. Është anëtar i Shoqatës së Kirurgëve Ortopedë-traumatologë, Shoqatës së Kërkimeve Shkencore, si dhe Shoqatës Artroskopike të Greqisë.

Celular: 0693861214

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here