Përshtati në shqip: Blertina Koka

Në disa zona rurale, njerëzve iu duhet të presin për orë të tëra për mbërritjen e ndihmës mjekësore. Duke marrë parasysh këtë problem madhor për popullsinë, një grup ekspertësh kanë projektuar një ambulancë me avion të telekomanduar, i cili mund të shkurtojë kohën e pritjes dhe të shpëtojë jetët e njerëzve.

Ky dron ambulancë nuk ka nevojë për pilot dhe, ndryshe nga helikopterët ambulancë të mëdhenj, ai mund të ulet edhe në rrugë, pasi është i vogël.

Themeluesi i kompanisë, Mark Rolston, tregon se koncepti i dronit është akoma në letër, por që mund të bëhet realitet shumë shpejtë.

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/