Kryefaqja Shendeti a-z B Dy të vdekur dhe qindra të sëmurë nga bakteri E.coli tek rukola....

Dy të vdekur dhe qindra të sëmurë nga bakteri E.coli tek rukola. Ja çfarë rekomandojnë ekspertët

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe më shumë se 150 të tjerë janë infektuar më bakterin E.coli. Ekspertët e shëndetit mendojnë se këta persona janë helmuar nga sallatat mikse që gjenden në supermarkete.rukola

Për të shmangur përhapjen e kësaj epidemie, ekspertët paralajmërojnë që t’i lani sallatat para se t’i konsumoni, edhe nëse i blini të paketuara nëpër supermarkete.

Ekspertët e Shëndetit Publik Britanik po bëjnë akoma kërkime për të gjendur shkaktarin kryesor të përhapjes së kësaj epidemie. Shumica e njerëzve të infektuar me bakterin E. coli O157 kanë konsumuar sallata të paketuara në qese, përfshirë këtu edhe gjethet e rukolas të importuara nga Mesdheu. Ka pasur 144 raste në Britani, 6 në Uells dhe një në Skoci.

Bakteri E. coli O157 mund të shkaktojë një seri simptomash, si diarre, dhimbje të shumta në stomak etj. Simptomat fillojnë të shfaqen brenda 1-14 ditëve dhe mund të zgjasin për më shumë se dy javë. Bakteri mund të transmetohet tek njerëzit e tjera nga mos larja e duarve dhe higjiena jo e pastër e tualetit. Ekspertët rekomandojnë që t’i lani të gjtiha perimet dhe sallatat para se t’i konsumoni, vetëm nëse ata janë të parapërgatitura dhe kanë etiketën “të gatshme për t’u ngrënë”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here