Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Në momentin që sapo të ka zënë gjumi, nuk ka gjë më të keqe se të zgjohesh nga gërhitja e partnerit. Por, më në fund, duket se ka një zgjidhje.

Një dyshek i ri ‘inteligjent’ është projektuar që të ndalojë njerëzit të gërhasin.

Dysheku i përshtatet pozicioneve të ndryshme të trupit, dhe në momentin që dëgjon të gërhitur, i ngre kokën personit në mënyrë që ai/ajo të ketë një frymëmarrje pa zhurmë.

360 Smart Bed u prezantua në fillim të kësaj jave në panairin teknologjik CES 2017, në Las Vegas.

Dysheku mund të përdoret gjithashtu edhe si zile zgjimi në mëngjes.

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/