femija-e-pareDenisa Canameti / Shendeti.com.al

Menjëherë pas ndërrimit të viteve, në kryeqytet ka ardhur në jetë foshnja e parë për këtë vit, i cili është djalë. Foshnja e seksit mashkull ka ardhur në jetë 15 sekonda pas hyrjes së vitit 2017 në maternitetin ‘’Koço Gliozheni’’ në Tiranë. Vogëlushi është pagëzuar me emrin Sotir.

Ndërkohë, pak sekonda më vonë ka ardhur në jetë një foshnje e gjinisë femër në maternitetin “Mbretëreshë Geraldinë”.

Të dy të sapolindurit gëzojnë shëndet të plotë.