Farmacia e familjes, ç’duhet të përmbajë

Farmacia e familjes është shumë e rëndësishme. Sigurisht në raste të caktuara nuk mund të çohemi në mes të natës për një dhimbje koke apo për një gërvishtje, kështu që është mirë që disa gjëra t’i kemi në shtëpi. Sidomos nëse kemi të sëmurë kronikë. Mjeku pediatër Polikron Çelo jep ilaci familjanjë orientim se ç’mund të përmbajë farmacia e familjes. Sigurisht, farmacia pasurohet sipas problemeve të veçanta që ka familja. Duhet ditur përdorimi i medikamenteve sipas moshës dhe të kontrollohet herë pas here data e skadencës.

Farmacia duhet të përmbajë:

  • Termometër
  • Medikamente për uljen e temperaturës (me bazë paracetamoli dhe ibuprofeni). Në varësi të moshës ato mundet të jenë në formën e shurupeve, suposteve ose kokrrave
  • Pomadë antialergjike ose për të qetësuar kruarjet e dhimbjet e lëkurës (p.sh. advantan)
  • Medikamente kundër reaksioneve alergjike: p.sh. ultrakorten, deltakorten, dexametason.
  • Medikamente kundër dhimbjeve, p.sh. alginor, bruskopan
  • Për ata që kanë kaluar konvulsione: valium, luminal
  • Medikamente për lirimin e hundëve sipas moshës
  • Mikroklizma në raste kapsllëku (kush ka fëmijë të vogël)
  • Ankerplaste të përmasave të ndryshme.
  • Garza sterile, bende, leukoplast.
  • Një dezinfektant dhe alkool 76 gradë

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi