gigi-hadid

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Gigi Hadid ka treguar se vuan nga sëmundja Hashimoto, një gjendje shëndetësore që prek gjëndrën e tiroides.

Modelja 21-vjeçare ka thënë gjatë një intervistë për revistën “Elle” se prej dy vitesh ajo ka marrë mjekime të vazhdueshme për hipotiroidizmin, një gjendje shëndetësore që dobëson metabolizmin dhe si pasojë pacienti fiton peshë lehtë dhe mund të bjerë pre e depresionit.

Modelja thotë se falë mjekimeve të marra lëkura e saj është në gjendjen aktuale, pra më e bukur se kurrë. Rrëfimi i modeles erdhi pas deklaratës së nënës së saj se ajo bashkë me dy fëmijët e tjerë, modelja tjetër Bela Hadid dhe vëllai i saj, vuanin nga një lloj sëmundjeje e rrezikshme e lëkurës. Bukuroshja 21 vjeçare u shfaq ditën e mërkurë në rrugët e Nju Jorkut, dhe paraqitej më e bukur se kurrë me një veshje sportive që nxirrte në pah format e saj perfekte.

gigi-hadid1

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/