Për gazetën Shëndet+ dhe Shëndeti Online, kirurgu Agron Domi

Evidenca e parë e besueshme e operacionit për heqjen e apendiksit besohet se është ajo që i dedikohet kirurgut anglez Kladius Amiand (Claudius Amiand). Në atë kohë ai punonte si kirurg në Spitalin apendisitiMbretëror të Londrës. Kjo daton në vitin e largët 1736 ku gjatë një operacioni tek një fëmijë 11-vjeçar për hernie, kirurgu në fjalë, brenda qeses së dhjamthit gjeti rastësisht apendiksin e shpuar dhe të infektuar të cilin e hoqi.

Por deri në shekullin XIX apendiksi nuk identifikohej si organ që shkaktonte sëmundje.

Në vitin 1824 mjeku anatomopatolog Lojer Vijermei paraqiti në Akademinë Mjekësore Mbretërore të Parisit dy raste ku në autopsitë e bëra ishte gjendur shkak apendiksi i infektuar. Ai me këtë rast theksoi fort rolin e apendiksit të infektuar si shkaktar sëmundjesh. Ky prezantim u ndoq në vitin 1827 nga raportimi i kirurgut francez Fransua Melier për gjashtë raste të tilla dhe ky kirurg ishte i pari që nënvizoi rëndësinë e diagnozës para vdekjes.

Por kontribuesi më i madh në trajtimin e mirëfilltë të apendisitit padyshim është kirurgu Çarls Mekbërni, i cili në 1839 botoi në revistën e njohur mjekësore “New York Medical Journal” një artikull të qartë dhe të plotë për mënyrën e operacionit për apendisitin akut, duke përcaktuar saktë edhe pikën e barkut ku duhet bërë hapja e tij, e cila edhe sot ka emrin e tij. Që nga ajo kohë thuajse nuk ka ndryshuar asgjë lidhur me apendisitin akut.