Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

98-vjeçarja Tao Porchon-Lynch ka më shumë se 75 vite që zgjohet çdo mëngjes në orën 5 për të dhënë mësime joge. Tani, instruktorja më e vjetër në botë e jogës, e cila është rritur në Indi dhe jeton në Nju Jork, ka ndarë me të tjerët sekretin e saj të jetëgjatësisë.

“Çdo gjë është e mundur, asgjë nuk është e pamundur”, thotë znj. Porchon-Lynch.

“Kur zgjohesh çdo mëngjes dhe thua ‘kjo do të jetë dita më e bukur e jetës time’, ashtu ndodh”.

Ajo nisi mësimet për joga në moshën 8-vjeçare, edhe pse në atë kohë i thanë se joga nuk ishte për femrat. Megjithatë, e vendosur ajo iu bashku një grupi djelmoshash, pasi mori edhe miratimin e instruktorit për t’iu bashkuar klasës.

“Kam 75 vite deri tani që bëj joga”, tregon ajo.

Joga nuk është zanati i vetëm i zonjës Porchon-Lynch. Ajo ka qenë profesioniste edhe në kërcim. 98-vjeçarja ka qenë gjithashtu modele mode kur ishte e re dhe ka luajtur si aktore tek filmat “The Last Time I saw Paris” dhe ‘Show Boat’.

Ndërkohë, dieta ushqimore që ajo ka ndjekur ndër vite është:

*Perime dhe fruta.

*Vegjetariane deri diku, pa hequr dorë nga karavidhet dhe karkalecat.

*Një gotë verë me ushqimin

*Thotë se vera është e mirë për gjakun.

*Nuk hanë për hir të të ngrënit.

*Thotë se shëndeti do të thotë të jesh në kontakt me natyrën dhe frutat e jetës.

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/