Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi
Është e vërtetë se frutat janë një “mrekulli e natyrës”, por a e dini se si dhe kur duhet t’i konsumoni? Frutat janë një detoksifikues i rëndësishëm për trupin, ato furnizojnë trupin me energji dhe e ndihmojnë në proceset e rëndësishme jetësore. Rregulli i parë dhe kryesori që vlen për frutat, është: duhet të hahen me stomakun bosh dhe kurrë pas një vakti!
Nëse i hani frutat me stomakun bosh, ato kalojnë menjëherë nëpër traktin tretës, por nëse hahen pas një vakti, ato ngadalësojnë sistemin e tretjes.
Ja disa nga frutat më të mira që duhet të konsumohen para vaktit, me stomakun bosh:
Kivi: është i pasur me kalium, magnez, vitamina C dhe E si dhe me mjaft fibra dietike.
Molla: përmban pak vitaminë C, por është antioksidant i shkëlqyer. Nëse hahet me stomakun bosh, ajo ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.
Luleshtrydhet dhe manaferrat: janë të pasura me antioksidantë. Nëse konsumohen me stomakun bosh ato mbrojnë trupin nga kanceri dhe janë një “luftëtar” i shkëlqyer kundër radikaleve të lira në trup.
Portokalli: të ndihmon kundër ftohjeve, kolesterolit të keq dhe parandalon shpërndarjen e gurëve në veshka. Redukton rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Qitro: vetëm gjysma e këtij fruti ju siguron nevojat e përditshme të vitaminës C, ai është një diuretik mjaft i mirë dhe ju ndihmon në reduktimin e peshës.
Banania: është e pasur me kalium dhe është një ushqim i përkryer për të filluar mëngjesin.
Burimi: Step to Health