Kryefaqja Box 4 Ja si e lufton sistemi imunitar temperaturën e lartë të trupit

Ja si e lufton sistemi imunitar temperaturën e lartë të trupit

0
Shpërndaje

Edhe pse temperatura mesatare e trupit të njeriut është 37 gradë Celsius, ajo mund të ndryshojë në varësi të kohës, ditës, nivelit të aktivitetit, dhe moshës. temperaturaNatën për shembull, temperatura e trupit bie në mënyrë që ju të bini në gjumë (e cila është dhe arsyeja pse disa njerëz bien në gjumë më shpejt). Megjithatë, kur temperatura e trupit  shkon mbi 38 gradë Celsius, kjo do të thotë se ju keni ndonjë virozë të stinës.

Një pjesë e rëndësishme është se si i lufton sistemi ynë imunitar këto sëmundje. Trupi prodhon proteina të cilat rregullojnë temperaturën e trupit.

Nëse keni temperaturë është një shenjë që tregon se trupi është duke luftuar në mënyrë aktive infeksionin gripal. Më parë, shkencëtarët besonin se temperaturat e larta pengojnë rritjen viruseve dhe baktereve duke i vrarë ato.

Megjithatë, një studim i publikuar në gazetën “Biologji” ka gjetur se temperatura e ngritur e trupit gjithashtu ndihmon qelizat e caktuara të imunitetit të bëjnë punën e tyre në mënyrë më efikase. Në qoftë se temperatura e trupit  është mbi 40 gradë Celsius, ju duhet patjetër të shkoni tek një mjek menjëherë.Temperaturat e larta mund të shkatërojnë proteinat dhe membranat qelizore në trupin tuaj, duke shkaktuar dëme në organet e brendshme , madje edhe vdekjen.

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta  

Burimi: Health Magazine                

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here