ilir-beqaj

Mjekët dhe laborantët janë përplasur me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj për koncesionin e laboratorëve të spitaleve. Beqaj ka shkuar t’i takojë pas 3 ditë protestash, por reagimi i punonjësve ka qenë i ashpër.

Në videon e mëposhtme, publikuar nga Lapsi. al, dëgjohet një laborante e cila thotë se “kam investuar për shkollimin tim, duke u hequr bukën fëmijëve dhe tani ju na hidhni në rrugë”.

Laborantja: Se ti mua nuk më heq dot, nuk vijnë të na zgjedh dot privati, koncesionari, sepse kam mbaruar kursin si gjithë të tjerët në vitin 2000. Kam hequr 2 milionë lekë nga buka e fëmijëve, zoti ministër. Mbase për ju këto janë të vogla dhe katër vjet të shtunë, të diel më ke kërkuar shkollën dhe tani të vijë koncesionari të thotë “ik ti zonjë se do vijë një tjetër”

Beqja: Po jo moj zonjë. Atë detyrim kontraktual që punëdhënësi ka me ju do ta garantoj një për një. Nëse ke dy vjet me atë kontratë, e ke për 5 vjet do ta marrësh rrogën për 5 vjet, do punosh apo s’do punosh?

Laborantja: Zoti ministër, unë e kam pasion profesionin, dua të punoj, kam edhe një pozicion që i rri punës në kokë dhe s’ka një pacient që ka ardhur në maternitet dhe ka dalë pa analiza. Fuqizo shërbimin parësor. Mos më vijnë mua nga poliklinikat e lagjes të bëjnë gjak, urinë, sekrecion, kur del albumina negative.

Unë jam spital universitar të përgjigjem për një albuminë 15 gr, hemoglobinë 5 gr, jo të vish të bësh ti rutinën te mua se ministria nuk fuqizon parësorin. Ti më ngarkon mua dhe parësori do rri parazit

Beqja: Nuk është e vërtetë

Laborantja: Si nuk është e vërtetë, përplasem unë me njerëzit.

Beqja: Më dëgjo, ulu dhe dëgjo.

Laborantja: Më ke thirrur për të më dëgjuar çfarë ka.

Beqja: A më bëre pyetje.

Laborantja: Po do bëj pyetje dhe ti do më përgjigjesh. Edhe një herë duhet të na ndani nga mjekët, s’e kuptoj, unë marr gjakun e bebeve, hap formulën dhe formulën e shikon mjeku, si do i përgjigjem unë me mjekun kur kam koncesionarin në mes?