Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Onlinë: Elena Beta

Keni dëgjuar për dietën me mollë jeshile?

Dieta me mollë është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u ndjekur. Ajo detoksifikon trupin, rrit normën tuaj metabolike dhe ju ndihmon të humbni peshë. Kjo është dietë me kalori të ulët, duke numëruar 1000-1200 kalori në ditë.

Është një dietë relativisht e ekuilibruar, duke përfshirë proteinat dhe karbohidratet komplekse, dhe duke reduktuar ndjeshëm futjen e yndyrës.

Kjo dietë ka të bëjë me ngrënien e një molle para secilit vakt. Ideja qëndron në faktin se fibrat që gjenden në mollë të bëjnë të ndihesh i ngopur dhe shuan dëshirën për të ngrënë më shumë.

Përveç ngrënies së mollëve, ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi që konsiston në konsumimin e sasive relativisht të vogla të karbohidrateve dhe zvogëlimin e  yndyrave të ngopura. Sheqernat e rafinuara duhet të eliminohen krejtësisht (ëmbëlsirat e zakonshme), përderisa në anën tjetër rekomandohen karbohidratet me indeks të ulët të gliceminës.

Ata që bëjnë këtë dietë këshillohen që të konsumojnë 4-5 vakte ushqimi të vogla në ditë, që duhet të jenë kryesisht nga ushqime të shëndetshme që janë me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet të përmbajë edhe proteina.

Mëngjesi

  • Mollë
  • Omlet me djath
  • 1 filxhan me qull tërshërë

Meze e lehtë e mëngjesit

  • 1/2 kupë me djath
  • 1/2 kupë me kos pa yndyrë

Dreka

  • Mollë
  • 2 filxhan me brokoli të avulluar
  • 1/2 filxhan oriz të kaftë

Meze e lehtë e drekës

  • Ndonjë pemë tjetër ose sallatë

Darka

  • Mollë
  • Salmon të pjekur në skarë
  • Sallatë të gjelbër

Burimi: diethics