Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shendet+: Blertina Koka

Kim Kardashian vuan prej kohësh nga sëmundja kronike e lëkurës, psoriasis, e cila shkakton tharje të lëkurës, kruajtje dhe puçrra.

Së fundmi, ylli i serialit televiziv ka zbuluar se kjo sëmundje autoimune është përkeqësuar edhe më shumë pas zhvillimeve të ngjarjeve traumatike në jetën e saj personale, sidomos pas grabitjes në Paris.

Në një postim në Twitter, 36-vjeçarja tregon se sëmundja tani ka filluar t’i përhapet edhe në fytyrë.

“Prit, po mua pse po më përhapet “psoriasis” në fytyrë?”, shkruan nëna e dy fëmijëve, e cila më parë kishte shenja të psoriasis vetëm në këmbë.

Kim u diagnostikua për herë të parë me sëmundjen autoimune psoriasis në vitin 2010, kur vizitoi një dermatologe gjatë një episodi të serialit ‘Keeping Up with the Kardashians’.

Psoriasis mund të përkeqësohet edhe më shumë nga stresi, me të cilin Kim është përballur shumë këto javët e fundit.

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/