Kryefaqja Box 5 Kjo patologji mund të shkatërrojë jetën seksuale të meshkujve!

Kjo patologji mund të shkatërrojë jetën seksuale të meshkujve!

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Është një patologji që prek 5 për qind të meshkujve në të gjithë botën, me pasoja shkatërruese. Sëmundja e peironit është një lakim jonormal i penisit gjatë ereksionit, dhe mund të shkaktojë deformim të tij.

Edhe pse kjo gjendje prek miliona meshkuj, pjesa më e madhe të cilëve janë mbi 40 vjeç, doktorët nuk kanë arritur akoma ta zbulojnë shkaktarin kryesor.  Tani, një studim i ri ka zbuluar ndikimin shkatërrues që kjo patologji ka në shëndetin mendor të meshkujve.

Me t’u diagonstifikuar me këtë sëmundje, një në gjashtë meshkuj bien në depression. Një e katërta e tyre kanë problem me në çift, ndërsa një në 10 pranojnë se janë ndarë nga partnerja vetëm prej kësaj patologjie.

Fatkeqësisht, 1 në 4 persona të prekur nga kjo gjendje thonë se nuk janë më aktivë në jetën seksuale.

Dr. Birgir Gislason i rekomandon meshkujt që të mos e vuajnë këtë sëmundje në heshtje, por të vizitohen menjëherë tek një mjek dhe të marrin trajtimin e duhur.

“Problemi me shumë meshkuj është se nuk flasin për këtë gjendje me partneret e tyre dhe nuk shkojnë tek doktori. Kjo është gjëja më e keqe që mund të bëjnë. Ju mund të shëroheni në 18 muajt e parë, por nëse nuk merrni trajtimin e duhur, ju rrezikoheni të mbeteni me penis të shtrembëruar, që është shokuese”, ka pohuar dr. Birgir Gislason gjatë një interviste të dhënë për Daily Mail.

Kjo patologji është më e përhapur tek meshkujt e moshave 40-60 vjeç. Lexoni një intervistë të dhënë për gazetën “Shëndet+” nga andrologu Evin Dani në lidhje me këtë patologji

semundja e peironit semundja e peironit_fakte

 

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here