Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Në momentin e parë që ndihemi keq, zgjidhja e menjëhershme është marrja e antibiotikëve dhe ilaçeve, edhe pse e dimë që shkaktojnë efekte anësore. Që mos të bëheni vartës ndaj këtyre ilaçeve, është mirë që të përdorni kurat natyrale për të trajtuar sëmundje të ndryshme.shurup

Në vend që të përdorni antibiotikë kur keni probleme me frymëmarrjen, kollë, dhimbje të fytit, astmë apo infeksione në rrugët e frymëmarrjes, mund të përdorni këtë recetë që është 10 herë më efektive.

 Përbërësit:

  • ¼ filxhan uthull molle
  • ½ filxhan ujë
  • ½ filxhan mjaltë organik
  • Hudhra

Përgatitja:

Në fillim qëroni hudhrat dhe i copëtoni, pastaj shtoni përbërësit e tjerë. Përzierjen e përftuar futeni në një qyp dhe lëreni ashtu për një natë. Në mëngjes futeni shurupin në frigorifer. Nëse doni të rrisni sistemin imunitar, pini 5 pika nga ky shurup çdo ditë, ndërsa nëse jeni sëmurë, pini nga një lugë çaji herë pas here derisa të përmirësoheni.

Benefitet shëndetësore të këtyre përbërësve:

Mjalti ju ndihmon të lehtësoni dhimbjet e fytit dhe kollën me vetitë e tij antibakteriale dhe antiinflamatore. Mjalti organik mund të veprojë si një antioksidues për të luftuar radikalët e lira, pasi është i pasur me minerale, vitamina dhe enzima.

Për të rritur sistemin imunitar, mund të përdorni hudhrën, për të përftuar vetitë e saj antivirale dhe antibakteriale.

Uthulla e mollës gjithashtu ka veti antibakteriale dhe antivirale që stimulojnë sistemin tonë imunitar, ndërkohë që ndihmojnë edhe për shkatërrimin e baktereve dhe viruseve.

Burimi: Family Health Freedom Network / http://shendeti.com.al/