kanelle

Sot në fokus të rubrikës “Unë dhe Mjekësia Alternative” është lexuesja jonë Lorina, e cila ka treguar për të gjithë lexuesit e gazetës “Shëndet+” erëzën që ajo përdor më shumë. Lorina tregon se përdor më shumë kanellën për të normalizuar sheqerin në gjak.

Çdo mëngjes ajo konsumon një gotë me kos, një lugë tërshërë dhe gjysmë lugë (kafeje) kanellë. Ka raste kur e përdor edhe në darkë, ku në një gotë ujë me mjaltë ose në një gotë qumësht hedh gjysmë luge kanellë. Lorina thotë se kanella e ndihmon në uljen e glicemisë.

Shumë kultura e kanë quajtur kanellën si “ushqimi mrekulli”,  kjo për faktin se kjo erëz ka shumë përfitime shëndetësore. Nëse e përzieni me mjaltë, ju do të mund të kuroni sëmundje të ndryshme, si artritin, ftohjen, reumatizmin, ndihmon për rënien në peshë etj (lexo më shumë këtu). Femrat sidomos duhet të konsumojnë çdo ditë kanellë, nëse duan të mbesin shtatzënë (lexo këtu).