Kryefaqja Box 6 Masazhi ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve kronike të shpinës

Masazhi ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve kronike të shpinës

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se terapia me masazh mund të trajtojë në mënyrë efikase dhimbjet kronike të shpinës.
Shumë persona përfundojnë me aftësi të kufizuara për shkak të dhimbjeve në pjesën e poshtme të shpinës.

Masazhi, sipas ekspertëve, mund t’i japë fund këtij problemi: Më shumë se 50% e njerëzve që morën pjesë në studim, të cilët iu nënshtruan terapisë me masazh, patën përmirësim të gjendjes.

Pjesa më e madhe e pacientëve me dhimbje shpine u shëruan menjëherë.

Dr.  Niki Munk, asistente profesore tek shkencat mjekësore në Universitetin Indianapolis dhe një nga bashkautorët e studimit, thotë se këto rezultate janë të rëndësishme duke marrë në konsideratë numrin e madh të njerëzve që vuajnë nga dhimbjet e shpinës.

Ky studim, sipas dr. Munk, i bën fizioterapistët më të besueshëm tek pacientët që vuajnë nga dhimbjet kronike të shpinës, të cilëve mund t’u sugjerojnë që të provojnë masazhin, nëse mund ta përballojnë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here