Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Onlin: Elena Beta

Kjo përzierje vajrash përmban tre përbërës të cilët stimulojnë rritjen e flokëve dhe i bëjnë ato të shëndetshme pa qënë nevoja t’i nënështroheni trajtimeve të kushtueshme kozmetike. Përdorimi i vajrave ushqen flokët duke hidratuar majat e djegura, qetëson dhe stimulon skalpin/poret, nxit rritjen e flokëve dhe forcon rrënjën e fijeve.
Përbërësit:
• Vaj kokosi
• Vaj ricini
Përdorimi:
Aplikoni këtë përzierje në skalpin e kokës dhe lereni të veprojë për një orë. Masazhoni mirë vajin në skalpin e kokës dhe e mbani për të paktën një ose dy orë. Më pas lani flokët dhe i bendosni zbutësin si zakonisht. Efektet janë mbresëlënëse, kështu që mos hezitoni të provoni!
Vaj i arrës së kokosit është i vetmi vaj që lëkura dhe folikulet e flokëve e thithin atë brenda duke marrë hidratim të brendshëm, kjo gjë nxit rritjen e flokut.
Vaj ricini është burim i pasur me acide yndyrore omega-9, të cilat e ushqejnë lëkurën dhe rrënjët e flokëve. Vaji i ricinit flokëve u jep shkëlqim dhe vëllim. Mjafton që skajet e flokëve t’i fërkoni me 2-3 pika vaj ricini e më pas t’i krihni mirë.
Burimi: healthyfoodhouse