Miratohet projektligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik

Parlamenti miratoi dje me 83 vota pro, ligjin e ri për barnat, shërbimin farmaceutik dhe pajisjet mjekësore. Ky ligj parashikon që çdo material të kuvendiregjistrohet në Agjencinë Kombëtare të Barnave duke certifikuar cilësinë dhe sigurinë e tij. Ministri e ka cilësuar sistemin e gjurmimit të barnave “track and track” si një hap të rëndësishëm për rregullimin e prodhimit, tregtimit dhe kontrollit të barnave.

Lidhur me shërbimin farmaceutik, ndryshimet ligjore përcaktojnë rritjen e inspektimit dhe mirëfunksionimin e tregut pa prekur liberalizimin.

Në fjalën e tij në parlament ministri iu kundërpërgjigj edhe akuzave që hodhi opozita kundër këtij ligji në takimin që zhvilloi dje në ambientet e Hotel Tirana, me tematikë “300 ditë mjerimi në shëndetësi”.

Ministri i bëri thirrje opozitës që të mendonte se cila ishte situata në të cilën e la shëndetësinë. Gjithashtu theksoi ministri, opozita nuk thotë gjë  për mungesën e barnave bazë, si dhe për pajisjet biomjekësore jashtë përdorimit.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë