Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Mjekët po paralajmërojnë mbi rreziqet e konsumimit të tepërt të pijeve energjike, pasi një burrë i moshës se mesme, i cili konsumonte 5 kanoçe në ditë, u infektua nga hepatiti akut.pije-energjike

50-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është diagnostikuar me dëmtime serioze në mëlçi.

Ai tregon se filloi të kishte dhimbje të tmerrshme në stomak dhe anoreksi pasi pinte 4 deri në 5 kanoçe me pije energjike për të qenë aktivë në punë.

Gjendja filloi të përkeqësohej me të përziera dhe të vjella. Në fillim mendoi se këto ishin simptoma të gripit, por u shqetësua kur filloi t’i zverdhej lëkura.

Mjekët në Kolegjin Mjekësor Universitar Florida zbuluan se këto simptoma vini si pasojë e hepatitit akut, një sëmundje e rëndë e mëlçisë.

Hepatiti zakonisht shkaktohet nga konsumimi i tepërt i alkoolit ose drogës, por pacienti thotë se nuk pinte alkool, duhan apo gjëra të jashtëligjshme.

Mjekët thonë se ka shumë mundësi që hepatiti të jetë shkaktuar nga overdoza e vitaminës B3, e njohur si niacin, që gjendet në sasi të lartë tek pijet energjike.

“Një kanoçe nga një pije energjike përmban 40 mg niacin, ose 200% të sasi së rekomanduar në ditë. Ai konsumonte 4 deri në 5 kanoçe në ditë për më shumë se 21 ditë rresht”, thonë mjekët.

Pacientit i është ndaluar kategorikisht konsumimi i pijeve energjike.

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/