Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi

Në ciklin e podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”, mjekja endokrinologe Renta Sanxhaku ka ngritur shqetësimin për shfaqjen e obezitetit në moshat pediatrike, duke e cilësuar këtë situatë si një “këmbanë alarmi” për të ardhmen.

Sipas saj, fakti që obeziteti po shfaqet te fëmijët duhet të nxisë më shumë ndërgjegjësim dhe edukim për mënyrën e ushqyerjes dhe stilin e jetesës që në moshë të hershme.

“Është këmbanë alarmi që obeziteti po shfaqet dhe në moshat pediatrike. Dhe kjo është një gjë që duhet të na bëjë të gjithëve të ndërgjegjësohemi”, u shpreh Sanxhaku.

Mjekja ngre pyetjen se çfarë pasojash mund të ketë kjo situatë në të ardhmen, nëse fëmijët që përballen me obezitet sot do të vijojnë ta kenë këtë problem edhe në moshë madhore.

“Në qoftë se kemi sot fëmijë 10 vjeç me obezitet, çfarë mund të kemi nesër kur kemi 30, 40 apo 50-vjeçarë me shumë sëmundje shoqëruese nga ky problem?”, theksoi ajo.

Sanxhaku nënvizon se parandalimi dhe ndërgjegjësimi duhet të nisin që në fëmijëri, duke e konsideruar edukimin për një mënyrë jetese të shëndetshme si një proces që duhet të fillojë që në moshat pediatrike.

“Prandaj edukimi duhet të fillojë që në moshat pediatrike”, përfundoi endokrinologia.

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun