Blertina Koka / Shëndet+ dhe Shëndeti Online

Për qeverinë Rama, rruga e vetme për të përmirësuar shërbimin në shëndetësi dhe për ta ofruar atë falas, ishte ajo e partneritetit publik-privat. Prandaj ata i dhanë shumicën  e fondeve privatit, nga taksat e popullit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve në shëndetësi.

Por, tani që është koha të përfitojmë nga ky partnerit, gjendemi në situatën ku të gjithë njerëzit rendin drejt spitaleve publike për të marrë ndihmën e parë, pas përhapjes së madhe të epidemisë gripale, tejmbushjes së qendrave shëndetësore dhe shtyrjeve të operacioneve.

Dr. Tritan Kalo, mjek infeksionist tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur me të drejtë shqetësimin në lidhje me këtë çështje.

Paratë ia deleguat privatit, shkruan Kalo, përse vetëm spitalet publike duhet të mbingarkohen në këtë valë epidemie të gripit

Sipas tij, meqë shumë shërbime iu dhanë me koncesion privatit, përgjegjësia për përballimin e situatave të emergjencave epidemologjike duhet të bie edhe mbi to.

“PPP = Përgjegjësi – Publik – Privat” për mbarëvajtjen e shëndetit të popullit. Përderisa me konçension ja deleguan paratë dhe shërbimet privatit si për “check-up, hemodializën, sterilizmin e instrumenteve kirurgjikale, ekzaminimet laboratorike klinike e biologjike, si dhe të tjera, në radhë për t’u konçensionuar, duhej t’i përcaktohej po ashtu edhe përgjegjësia sektorit privat për përballimin e situatave të emergjencave epidemiologjike”, shkruan Kalo në Facebook.

 Lexoni postimin e tij të plotë:

“PPP = Përgjegjësi – Publik – Privat” për mbarëvajtjen e shëndetit të popullit. Përderisa me konçension ja deleguan paratë dhe shërbimet privatit si për “check-up, hemodializën, sterilizmin e instrumenteve kirurgjikale, ekzaminimet laboratorike klinike e biologjike, si dhe të tjera, në radhë për t’u konçensionuar, duhej t’i përcaktohej po ashtu edhe përgjegjësia sektorit privat për përballimin e situatave të emergjencave epidemiologjike.

Apo “frutat” t’i vjelë dhe t’i shijojë sektori privat dhe “dhëmbët” t’i mpihen vetëm sektorit publik. Shëndetësia falas nuk ka të bëjë se ku ajo ofrohet, por me mënyrën financiare të mbulimit te saj.

Meqenëse shteti = qeveria e ofron atë falas, pse duhet të mbingarkohen në këtë valë “epidemie të gripit” sikundër na thuhet se ndodhemi, vetëm spitalet si dhe shërbimet parësore publike, ndërkohë që spitale e klinika private gëlojnë me shumicë mbi tokën e shqiptarëve?

“Qari dhe qederi janë motër e vëlla” – thotë një fjalë e urtë e jona, pra “përftimi si dhe përgjegjësia nga paratë publike duhet të jetë e njëjtë” edhe për fituesit e PPP – ve, Sektorin Privat të Shërbimit Shëndetësor, dhe jo përgjegjësia të bjerë vetëm e vetëm mbi sektorin publik, ky qëndrim është sa logjik, sa juridik po aq edhe praktik.

Së fundmi, për ta ngrohur sado pak mjedisin socio-politik të vendit në këto ditë të acarta dimri, do të uroja me plot gojën: ”Suksese në jetë dhe të shkuara nga gripi populli im” i sëmurë shpirtërisht, i delezuar sociologjikisht, i hashashizuar mendërisht dhe i politizuar deri në qelizën e fundit, por aspak perspektivisht i ndriçuar për atë që të takon të marrësh nga kjo jetë!/ http://shendeti.com.al/