Kryefaqja Box 5 Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve, përmbajnë rreth 90% kalcium, ja si...

Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve, përmbajnë rreth 90% kalcium, ja si mund t’i përdorni

1
Shpërndaje

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

levozhge vezeVezët janë një nga ushqimet më të shëndetëshme, por përmbajnë shumë kalori. Ato janë të pasura me vitamina A dhe B12 si dhe minerale si zink dhe kalcium. Por a e dinit se 90% e kalciumit gjendet pikërisht në lëvozhgën e vezës?

Kjo do të thotë se ju hidhni poshtë mineralin më thelbësor për muskujt dhe kockat. Shumë shkencëtarë kanë konfirmuar përfitimet e kalciumit në trup dhe lëvozhga e vezës është burimi më i pasur i këtij minerali. Vetëm një lugë çaji lëvozhgë veze plotëson 90% të nevojës së përditshme të kalciumit. Në një lugë çaji lëvozhgë veze të grimcuar ka 1000 – 1500 miligram të këtij minerali.

Që të jeni më të sigurtë, vlojeni lëvozhgën e vezës për disa minuta, në mënyrë që të hiqni të gjitha bakteret prej saj. Më pas grimcojeni dhe bëjeni në formë pluhuri. Shtoni nga një lugë çaji në gatime ose sallatë, ajo nuk do t’i ndryshojë shijen asnjë ushqimi sepse ka shije neutrale.

Burimi: Choose Healthy Life

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here