Kryefaqja Aktualitet Ndikimi pozitiv i muzikës kundër stresit, sëmundjeve, për kujtesën

Ndikimi pozitiv i muzikës kundër stresit, sëmundjeve, për kujtesën

0
Shpërndaje

muzike

Përgatiti në shqip: Arlinda Gjypi

Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se dëgjimi i muzikës rrit emocionet pozitive përmes zonave të shpërblimit në trurin tonë, duke stimuluar rritjen e dopaminës, e cila na bën të ndihemi mirë. Dëgjimi i muzikës gjithashtu ndikon në zona të tjera të trurit – në fakt nuk ka pjesë të trurit që nuk preket – duke sugjeruar efekte më të gjera dhe përdorime më potenciale të muzikës.

Roli i muzikës në kulturën mjekësore i ka nxitur kërkuesit të konsiderojnë për mënyra se si muzika mund të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien tonë. Në veçanti, kërkuesit po shikojnë për zbatimin në shëndet – për shembull, për të ndihmuar pacientët pas kirurgjisë ose për të përmirësuar jetën e të sëmurëve me alcajmer. Në disa raste, ndikimi pozitiv i muzikës në shëndet ka qenë më i fortë sesa ilaçet.

Ja pesë mënyra se si muzika ndikon në shëndetin dhe mirëqenien tonë

Muzika ul stresin dhe ankthin

Studimet kanë treguar se dëgjimi i muzikës – të paktën muzika me ritëm të avashtë, pa tekst – i qetëson njerëzit edhe gjatë ditëve me shumë stres dhe ngjarjeve të dhimbshme.

Muzika mund të parandalojë rritjet e zemrës të lidhura me ankthin, si dhe presionin e gjakut dhe niveleve të kortisolit, të gjithë tregues të stresit. Në një studim kërkuesit gjetën se, pacientët që kishin kryer ndërhyrje kirurgjikale për hernien dhe që dëgjuan muzikë pas kirurgjisë, përjetuan ulje të niveleve të kortisolit dhe kërkuan më pak morfinë për të menaxhuar dhimbjet e tyre.

Muzika ul dhimbjen

Muzika ka një aftësi unike për të ndihmuar në menaxhimin e dhimbjeve. Një studim i vitit 2013 me 60 njerëz të diagnostikuar me fibromialgji – një sëmundje e karakterizuar nga dhimbje të forta muskuloskeletike – u caktuan të dëgjonin muzikë një herë në ditë për një periudhë 4-javore. Në krahasim me një grup tjetër, grupi që dëgjoi muzikë përjetoi ulje domethënëse të dhimbjes dhe më pak simptoma depresive.

Muzika ndihmon në funksionin imunitar

A mund të parandalojë sëmundjet dëgjimi i muzikës? Kërkuesit mendojnë se po. Një studim i Universitetit Uilkes, SHBA, zbuloi se muzika ndikonte në nivelet e IgA-s, një antitrup i rëndësishëm për linjën e parë të sistemit tonë imunitar mbrojtës kundër sëmundjeve. Studimi tek nxënësit tregoi se pas dëgjimit të muzikës së lehtë, nivelet e IgA-s u rritën ndjeshëm.

Muzika ndihmon kujtesën

Muzika ndihmon në çlirimin e dopaminës dhe çlirimi i dopaminës është i lidhur me motivimin, i cili ndikon në nxënie dhe në kujtesë. Treguesit se muzika ndihmon me kujtesën i ka nxitur kërkuesit të studiojnë ndikimin e saj në njerëz që vuajnë nga kujtesa për shkak të një sëmundjeje. Një eksperiment i vitit 2008 tregoi se pacientët që kishin pësuar goditje në tru dhe po i nënshtroheshin rehabilitimit, pas dëgjimit të muzikës çdo ditë për një periudhë 3-6-mujore, u përmirësuan ndjeshëm në kujtesën verbale dhe në përqendrim.

Muzika ndihmon në stërvitje

Sa prej nesh dëgjojnë rokenroll apo muzikë ritmike ndërsa stërviten? Rezulton se muzika na ndihmon shumë në këtë drejtim. Një studim në Britaninë e Madhe tregoi se muzika motivuese rriste nivelet e kohës së stërvitjes dhe pjesëmarrësit ndiheshin më mirë gjatë kësaj kohe. Gjithashtu një tjetër studim tregoi se tek personat që stërviteshin teksa dëgjonin muzikë me ritëm më të shpejtë dhe të sinkronizuar me lëvizjet e tyre, trupi i tyre e përdorte oksigjenin më efektivisht sesa ata që dëgjonin muzikë më të avashtë.

Sipas shkencëtarëve të sportit: “Muzika ka aftësinë të kapë vëmendjen, të ngrejë shpirtrat, të nxisë lëvizjen, të ndryshojë dhe rregullojë humorin, të thërrasë kujtimet, të rrisë aktivitetin, të ulë problemet dhe të inkurajojë lëvizjet ritmike dhe të gjitha këto çojnë në një potencial të madh në sport dhe stërvitje”

Nëse dëshironi të ndiheni më mirë në jetën tuaj përmes muzikës, kalojini mbrëmjet tuaja “Te Stela“:

E Enjte – Mbrëmja e Muzikës Shqiptare (popullore dhe e lehtë) me Saimir Brahon dhe Greta Zanin

E Premte dhe e Shtunë – LIVE me Juliana Pasha, Olta Boka, Kejsi Tola, Valon Shehu dhe Arjan Dredhasi

Për rezervime: info@testela.al ose +355 67 20 333 09

te-stela-muzike

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here