Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një burrë me kancer të avancuar në prostatë mendohet të jetë shëruar pasi mjekët e bombarduan me një sasi të madhe testosteronesh.kanceri-i-prostates

Rezultati është përshkruar si “i paparashikueshëm” dhe “i jashtëzakonshëm” pasi shumica e terapive të kancerit të prostatës funksionojnë duke privuar tumoret e testosteronit, duke qenë se kanceri i përdor ato si ushqyes.

Edhe pacientët e tjerë që morën pjesë në të njëjtin eksperiment shfaqën të njëjtat rezultate që surprizuan shkencëtarët, pasi nuk e prisnin që tumori do të tkurrej kaq shumë dhe do të ndalej progresi i sëmundjes.

Nivelet e Antigjenit Specifik të Prostatës (PSA), një analizë gjaku që përdoret për të monitoruar kancerin e prostatës, ra gjithashtu tek pjesa më e madhe e 47 pjesëmarrësve.

Tek njëri pacient nivelet e PSA-së ranë në zero pas 3 muajsh dhe nuk mbeti asnjë gjurmë e sëmundjes pas 22 cikleve trajtim. Të gjitha këto rezultate tregojnë se pacienti është shëruar plotësisht nga kanceri, thonë shkencëtarët.

Profesori Sam Denmeade, nga Universiteti i Shkollës Mjekësore Johns Hopkins në Baltimore, shprehet: “Objektivi ynë ishte të bombardonim qeliat kancerogjene duke i ekspozuar ato menjëherë me nivele shumë të ulëta të testosteronit në gjak. Rezultatet ishin të paparashikueshme dhe të jashtëzakonshme.

“Jemi akoma në hapat e para për të kuptuar se si funksionon dhe si ta përfshijmë atë në trajtimin për kancerin e prostatës”.

“Tek shumica e meshkujve sëmundja kishte mbetur konstante, nuk kishte përparuar fare për më shumë se 12 muaj.

“Mendoj se kemi kuruar një burrë me kancer, pasi nivelet e PSA-së kanë rënë në zero pas 3 muajve dhe kanë qëndruar kështu pas 22 cikleve. Sëmundja e tij pothuajse është zhdukur”.

Burimi: The Telegraph / http://shendeti.com.al/