Kryefaqja Box 3 Ndryshimi drastik i 33-vjeçares, nga 215 kg në 86 kg

Ndryshimi drastik i 33-vjeçares, nga 215 kg në 86 kg

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Monica Kinde

Gruaja me një peshë të frikshme, e cila i duhej të zinte dy ndenjëse në autobus dhe konsumonte më shumë se 6 mijë kalori në ditë, duket si një tjetër njeri pasi shpenzoi  25 mijë dollarë për t’u dobësuar me anë të një operacioni.

33-vjeçarja Monica Kinde, nga  Joplin në Missouri, hante gjatë tre vakteve të ditës ushqime të shpejta dhe merrte rreth 6 mijë kalori çdo ditë, që përkthehet tre herë më shumë nga ajo që rekomandohet për një femër.

Monica nuk kishte udhëtuar asnjëherë me avion, sepse i duhej të rezervonte dy ndenjëse. Prej peshës së madhe, rreth 215 kg, gruaja nisi që të kishte dhimbje dhe nuk mund të ecte në distanca të largëta. E pashpresë për të gjetur një zgjidhje, gruaja vendosi t’i nënshtrohej një bajpasi në stomak dhe brenda tre vitesh ajo humbi gati 130 kg.

Por, prej humbjes ekstreme të peshës, lëkura e trupit nisi t’i varej përreth barkut, këmbëve dhe krahëve.

“Dy muaj pas operacionit në stomak, unë u martova, por nuk mund të haja as kekun e dasmës sime. Të gjithë më thanë se ishte i mrekullueshëm, por stomaku im ishte shumë i vogël për ta provuar atë.
Pas operacionit u shqetësova se mos kisha marrë vendimin e gabuar sepse mendoja se nuk do përballoja rezistencën ndaj ushqimit. Pas humbjes së më shumë se gjysmën e peshës trupore, nisa të urrej veten për shkak të lëkurës së varur. Më vonë bëra një tjetër operacion për lëkurën dhe tashmë çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Mund të shkoj ku të dua, pa u shqetësuar për peshën trupore ”, tregon Monica.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here