Kryefaqja Box 2 Nëna dëgjon rrahjet e zemrës së djalit pas vdekjes së tij (Video)

Nëna dëgjon rrahjet e zemrës së djalit pas vdekjes së tij (Video)

0
Shpërndaje

Një nënë nga Arizona dhuroi organet e djalit të saj, pas vdekjes së tij në vitin 2013. Asaj iu dha mundësia që të dëgjonte rrahjet e zemrës së djalit brenda trupit të një 4-vjeçareje. Heather Clark vizitoi të premten familjen e vajzës që i shpëtoi jetën.

Clark ka përqafuar mes lotësh vajzën 4-vjeçare Jordan Drake dhe mamanë e saj Esther Gonzales. Pas kësaj ajo ka vendosur një stetoskop për të dëgjuar rrahjet e zemrës dhe ajo arriti të dëgjonte si rrihte zemra e djalit të saj brenda 4-vjeçares. “Është e vështirë për ta përshkruar këtë ndjesi”, thotë Gonzalez, vajza e të cilës kaloi disa vite në Spitalin e Fëmijëve duke pritur për një dhurues, pasi kishte probleme me zemrën. “Ne jemi një familje tani, jemi miq, kemi mbledhur familjen bashkë”.

Blertina Koka / Shëndet+

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here