Kryefaqja Aktualitet “Ngelja e 53% të infermierëve? Faji i emërimeve politike!”

“Ngelja e 53% të infermierëve? Faji i emërimeve politike!”

0
Shpërndaje

Pas njoftimit se 53% e infermierëve rezultojnë sërish mbetës në provimin e shtetit, mjekja Silvana Çeliku, e pyetur nga gazeta “Shëndet+” shprehet:

infermiere“Në këto vite emërimet janë bërë politike. Kanë ardhur infermiere që kanë punuar nëpër çerdhe, nëpër kopshte. Kanë ardhur në qendra spitalore pa pyetur as shefin dhe as personelin mjekësor sesi duket përgatitja e tyre.

“Tani është e vështirë të zhbësh atë që është bërë. Infermierja duhet të jetë e formuar. Fatkeqësisht, infermieret që mbarojnë shkollën me rezultate të mira, ikin jashtë. Sepse në Shqipëri rroga është e ulët dhe kushtet nuk janë optimalet. Për mua, baza e gjithçkaje është shkolla.  Emërimet, veçanërisht për personelin e mesëm, duhet të jenë me kontratë”.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here