Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një erë e re e trajtimeve për parandalimin e kancerit po lulëzon. Ekspertët kanë bërë të ditur se gratë mund të përgjysmojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit falë një tableti me 4 pilula në ditë që do të ofrohet nga NHS.dr-marilyn-glenville

Mbikëqyrësit e Institutit Kombëtar të Kujdesit Shëndetësor rekomandojnë që ilaçi, anastrozole, mund të vihet së shpejti në dispozicion për gratë mbi 50 vjeç dhe ata që janë më të rrezikuara nga zhvillimi i kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Ajo po merret aktualisht nga gratë të cilat kanë pasur kancer të gjirit, për të parandaluar rikthimin e tij.

Gratë më të reja me të njëjtat rreziqe të larta po marrin një ilaç tjetër, tamoxifen, si masë parandaluese.

Të dyja ilaçet veprojnë tek hormoni oestrogjen i seksit femëror, i cili shkakton zhvillimin dhe rritjen e qelizave të kancerit të gjirit.

Një në 8 femra preken nga kanceri i gjirit, me rreth 55 mijë raste të reja çdo vit dhe 11.400 vdekje nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët thonë se nëse të gjitha gratë me rrezik të lartë dhe të mesëm të sëmundjes marrin ilaçin  anastrozole, 39,000 prej tyre mund të shpëtojnë nga kaceri i gjirit.

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/