Kryefaqja Shendeti a-z O Otoplastika, të shpëtosh nga termi “veshllapush”

Otoplastika, të shpëtosh nga termi “veshllapush”

0
Shpërndaje

Dr. Julian Dervishi, otorinolaringolog

Me shumë mundësi, asnjë tipar tjetër i fytyrës nuk “bërtet” më shumë se dy veshë të mëdhenj apo të dalë përpara. Fëmijët, shpesh si rezultat i kësaj vuajnë nofkat si “veshllapush” dhe janë pikërisht këto rastet më të mundshme për otoplastikë.

otoplastikaKjo ndërhyrje mund të kryhet në çdo moshë, pasi veshi ka arritur përmasat e plota të veta, zakonisht rreth moshës 5 apo 6-vjeçare.

Mënyra sesi veshi ndikon në pamjen tuaj, varet nga raporti dhe harmonia që ai krijon me fytyrën dhe kokën.

Preferohen veshë të ngjitur pas koke, të cilët shtrihen si gjatësi nga vetulla deri te baza e hundës.

Ndërhyrja fillon me një incision mbrapa veshit, në palosjen natyrale që veshi krijon gjatë bashkimit me kokën.

Kirurgu do të heqë sasinë e duhur të lëkurës dhe kërcit, për t’i dhënë pamjen e dëshiruar veshit.

Në disa raste, kirurgut do t’i duhet të heqë kërc, t’i japë formën e duhur duke e fiksuar atë nëpërmjet suturave permanente.

Në të tjera raste, nuk është nevoja e heqjes së masës kërcore, po thjesht t’i jepet forma e duhur duke e fiksuar kërcin në pozicionin e përshtatshëm në mënyrë të përhershme.

Vlen të theksohet që ndryshimi i formës nuk do të ndikojë fare në aftësinë tuaj të të dëgjuarit.

Pas kryerjes së operacionit, mund të mos flini rehat për 1 javë, sidomos për ata të cilët janë mësuar të flenë anash, sepse presioni në zonën e veshit duhet të jetë minimal.

Rekomandohet të mbani një rrip koke për të mbajtur veshët në pozicionin e duhur, për një periudhë dyjavore pas kryerjes së ndërhyrjes.

Por, pa dyshim, çdo sakrificë është shumë e vogël në krahasim me rezultatet e kësaj ndërhyrjeje. Kjo është ndërhyrja që nuk ndryshon vetëm mënyrën se si dukeni, por edhe sesi ndiheni.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here