mjek familje 5Kujdesi Shëndetësor Parësor (KShP) aktualisht përdoret si referim kyç për shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin e sistemeve shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) e përkufizon shëndetin si “Gjendje e mirëqënies së plotë fizike, psikologjike dhe sociale dhe jo vetëm mungesë e sëmundjes apo e të qënit i pamundur”. Ky përkufizim zbatohet në praktikë nëpërmjet ofrimit të një sërë shërbimesh shëndetësore të kujdesit parësor nga Qendra Shëndetësore (QSh) në komunitetet përkatëse.

Qendra shëndetësore është njësia bazë që ofron shërbime të kujdesit shëndetësor parësor. Misioni i saj është të ofrojë shërbim shëndetësor të cilësisë së lartë, të vazhdueshëm, të integruar e të arritshëm nga të gjithë.

Vizioni i QSh është: “Njerëz të shëndetshëm në komunitet të shëndetshëm”

Shërbimet e ofruara në këto QSh kanë këto karakteristika:

• Shërbimet lokalizohen në zona me akses sa më të lartë për popullatën e zonës së mbulimit dhe organizohen për të qenë pika e parë e kontaktit me sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor;

• Shërbimet e ofruara përputhen me nevojat kryesore të popullatës (diagnostikimi, kurimi, menaxhimi dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe promocioni shëndetësor);

• Pacientët dhe familjet ndiqen nga i njëjti ekip i kujdesit shëndetësor;

• Shërbimet e ofruara janë të integruara dhe bashkërendohen me nivele më të larta të shërbimit, të cilat ofrojnë kujdesin e specializuar sipas nevojave.

mjek pacient 2Në pjesën më të madhe të vendit, QSh është një organizim, që përfshin disa ambulanca. Personeli i QSh (ku përfshihen edhe ambulancat) përbëhet nga manaxherë, mjekë, infermiere, mami dhe personel mbështetës. Pra shërbimet e kujdesit shëndetësor nuk ofrohen në një godinë të vetme, por nëpërmjet një rrjeti ofruesish të shërbimeve shëndetësore, të cilët punojnë afër komuniteteve. Çdo komunë ka detyrimisht një QSh dhe çdo fshat ka një ambulancë ku shërben të paktën një infermiere. Mesatarisht, çdo QSh i shërben një popullate prej 8,000 – 10,000 vetësh (kjo shifër luhatet ndjeshëm në zonat urbane dhe rurale), duke patur një raport mjek/pacient rreth 1 me 2,500 dhe raport infermiere/pacient rreth 1 me 400.

PARIMET BAZË TË KSHP

Parimet bazë të KShP të ofruar në QSh janë:

• Kujdesi shëndetësor është një e drejtë dhe jo privilegj;

• KShP bazohet në zbatimin e rezultateve më të mira të kërkimeve dhe përvojës sociale, mjekësore dhe biomjekësore;

• KShP bazohet në komunitet dhe trajton problemet më të përhapura shëndetësore duke ofruar shërbime parandaluese, kurative, riaftësuese dhe të promocionit shëndetësor;

• KShP nxit përfshirjen dhe pjesëmarrjen maksimale të komunitetit në planifikimin, organizimin, zbatimin, kontrollin e shërbimeve të ofruara nga QSh;

• KShP bazohet në ndërthurjen e përpjekjeve të ekipit shëndetësor të përbërë nga mjekët, infermierët, mamitë, dentistët, punonjësit e shëndetit publik dhe punonjësit në komunitet;

• KShP kërkon integrimin në zinxhirin e shërbimeve referuese, spitaleve dhe akses tek specialisti kur nevojitet nivel më i lartë kujdesi.

mjeku dhe gruaja 21. KUJDESI NË RASTET E URGJENCËS

Përshkrimi i shërbimit.

– QSh ofron ndihmën e parë për të gjitha rastet e urgjencave mjekësore;

– Ofron ndihmanë e parë për urgjencat në rast aksidentesh dhe traumash;

– Ofron dnihmën e parë për viktimat e dhunës;

– Informon dhe edukon popullatën për rastet e mësipërme

– Referon pacientët (përfshirë transportin), si dhe manaxhon situatën në rast katastrofash natyrore.

Qëllimi i shërbimit. Të ofrojë, në mënyrë efektive dhe në kohën e duhur, ndihmën e parë për të gjitha rastet e urgjencës mjekësore, që kërcënojnë humbjen e jetës apo përkeqësojnë kushtet fizike dhe psikologjike të personit si dhe të trajtojë dhimbjen apo sëmundshmërinë sipas rastit (kushteve të personit).

 

Mjeku dhe bebi2. KUJDESI SHËNDETËSOR PËR FËMIJËT

Përshkrimi i shërbimit.

– Promovimi dhe ndjekja e rritjes dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve;

– Trajtimi i sëmundjeve të zakonshme në fëmijëri; – Zbatimi i programit kombëtar të vaksinimit;

– kujdesi për viktimat e dhunës;

– Promovimi i sjelljeve të shëndetshme.

Qëllimi i shërbimit. Pakësimi i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, që lidhet me shkaqet kryesore të sëmundjeve të fëmijëve (veçanërisht 0-5 vjeç) si dhe promovimi i rritjes dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve në familje dhe komunitet.

3. KUJDESI SHËNDETËSOR PËR TË RRITURIT

Përshkrimi i shërbimit.

– Trajtimi i problemeve shëndetësore të zakonshme akute dhe kronike një pjesë e madhe e të cilave lidhet me faktorë mjedisorë dhe të stilit të jetës;

– Diagnostikim i hershëm dhe manaxhim i rasteve, si dhe parandalimi i ndërlikimit të sëmundjeve kronike;

– Parandalimin dhe promovimi i sjelljeve të shëndetshme;

Qëllimi i shërbimit. Të reduktohet numri i ndërlikimeve të gjendjeve akute si dhe të sigurohet shërbim i integruar në QSh për pacientët me sëmundje kronike, duke respektuar udhëzuesit klinikë dhe protokollet në fuqi.

Mjekim4. KUJDESI SHËNDETËSOR PËR GRATË DHE SHËNDETI RIPRODHUES

Përshkrimi i shërbimit.

– Ndjekja e shëndetit të gruas gjatë gjithë jetës (në moshën riprodhuese, gjatë shtatzënisë, në lindje/pas lindjes dhe në menopauzë, parandalimi dhe diagnostikimi i hershëmi kancerit të gjirit e kancerit të qafës së mitrës;

– Kujdesi për problemet e shëndetit seksual ndër femra dhe meshkuj;

– Ndjekja e infeksioneve seksualisht të transmetueshme;

– Kujdesi për viktimat e abuzimit dhe dhunës;

– Promovimi i sjelljeve të shëndetshme;

Qëllimi i shërbimit. Ofrimi i shërbimeve cilësore nga personeli i QSh për gruan (në moshën riprodhuese, gjatë shtatzanisë, në lindje/pas lindjes, dhe në menopauzë) dhe pacientët me probleme të shëndetit seksual (femra dhe meshkuj). Shërbimi synon uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë amtare dhe perinatale, pakësimin e shtatzanive të padëshiruara, pakësimin e aborteve të pasigurta dhe barrave të hershme, pakësimin e lindjeve premature dhe nën peshë, ofrimin e shërbimeve të sigurta për kryerjen e abortit si dhe kontrollin e IST dhe infeksioneve të tjera të sistemit riprodhues.

mjeke5. KUJDESI SHËNDETËSOR PËR TË MOSHUARIT

Përshkrimi i shërbimit.

– KShP për të moshuarit (mbi 65 vjeç) siguron shërbim në përputhje me nevojat e tyre specifike, parandalim të ndërlikimit të sëmundjeve kronike;

– Nxit ndërgjegjësimin e këtyre pacientëve në lidhje me problemet dhe shërbimet e ofruara në mbështetje të tyre si dhe promovon jetën aktive dhe të shëndetshme për ta.

– Promovimi i sjelljeve të shëndetshme;

Qëllimi i shërbimit. Të reduktojë numrin e ndërlikimeve të gjendjeve akute si dhe të rrisë numrin e pacientëve me sëmundje kronike, të cilëve iu sigurohet shërbim i plotë në QSh, duke respektuar udhëzuesit klinikë dhe protokollet në fuqi.

6. KUJDESI SHËNDETËSOR MENDOR

Përshkrimi i shërbimit.

– Njohja dhe ndjekja e problemeve të zakonshme të shëndetit mendor;

– Përmirësimi të gjendjes shoqërore (që është përcaktuese e shëndetit jo të mirë mendor) të pacientëve dhe familjeve të tyre;

– Mbështetje për integrimin e pacientëve në shoqëri.

Qëllimi i shërbimit. Kujdesi për shëndetin mendor i ofruar nga QSh duhet të synojë që individët të kthehen në gjendjen e tyre të plotë funksionale, duke identifikuar dhe manaxhuar problemet e shëndetit mendor.

mjek studim 17. PROMOCIONI DHE EDUKIMI SHËNDETËSOR

Përshkrimi i shërbimit.

– Informimi dhe edukimi shëndetësor i komunitetit;

– Informimi dhe edukimi i pacientëve në qendrën shëndetësore;

– Promovimi i sjelljeve të shëndetshme; Qëllimi i shërbimit. Komunikimi efektiv i informacionit shëndetësor tek individët, grupet dhe publikun në përgjithësi; rritja e ndërgjegjësimit të publikut për shërbimet e PESh dhe ndihmesa e individëve dhe komunitetit për të zhvilluar aftësitë e nevojshme për përmirësimin ose ruajtjen e gjendjes së tyre shëndetësore