Kryefaqja Shendeti a-z B Përqafimi me macen mund t’ju vrasë, paralajmërojnë ekspertët

Përqafimi me macen mund t’ju vrasë, paralajmërojnë ekspertët

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Macet mund t’ju shkaktojnë një sëmundje vdekjeprurëse me vetëm një lëpirje ose gërvishtje, paralajmëron Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve. Ato përmbajnë një bakter të rrallë në gojë dhe tek kthetrat, i quajtur “Capnocytophaga canimorsus”. Edhe pse ky bakter nuk shkakton asnjë sëmundje tek kafshët, mund të shkaktojë infeksione tek njerëzit.mace

Dhe sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, këto infeksione mund të bëhen vdekjeprurëse.

Një raport i publikuar të mërkurën zbuloi se 12 mijë amerikanë në vit preken nga “sëmundja e gërvishtjes së maces”. Kjo sëmundje shkakton temperaturë, lodhje, dhimbje koke dhe fryrje të nyjeve limfatike.

Në raste më ekstreme mund të shkaktojë fryrje të trurit dhe infeksione në zemër. Ekspertët i paralajmërojnë njerëzit që të mos i puthin macet dhe t’i lajnë duart sa më shpesh të munden.

Nëse keni mace në shtëpi, duhet të shmangni kontaktet e saj me mace të tjera, duke qenë se bakteri kalon nga një mace në tjetër dhe mund të infektojë edhe macen tuaj.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here