Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Përzgjedhja gjinore e fëmijës ka qënë dëshirë që në krijimin e njerëzimit. Thuajse të gjithë prindërit dëshirojnë të kenë fëmijë të të dyja gjinive, për këtë ata provojnë mënyra nga më të ndryshmet për të “plotësuar” dëshirat e tyre.

Këtë trend e kanë përqafuar edhe personat e famshëm të show bizit, mund të përmendim këtu autoren Chrissy Teigen me burrin e saj John Legend, të cilët publikuan lajmin se kishin zgjedhur gjininë e fëmijës së tyre përmes fertilizimit in vitro (IVF). Megjithëse ky fakt shkaktoi një zhurmë të madhe mediatike, ata ishin shumë të lumtur për ardhjen në jetë të vajzës së tyre Luna Simone.

cun-apo-vajzeSi mund të zgjidhet gjinia e fëmijës?

Në vitin 2012, 61.000 foshnje janë konseptuar me anë të fertilizimit in vitro (IVF). Kjo teknikë bën të mundur në një përqindje shumë të madhe përzgjedhjen e gjinisë që dëshironi. Por, në SHBA nëse nuk keni probleme me fertilitetin për t’ju nënshtruar procedurës IVF, ju nuk mund të kërkoni përzgjedhjen e fëmijës. Kësaj procedure mund t’i nënshtrohen vetëm çiftet që kanë probleme me fertilitetin.

Si funksionon përzgjedhja e gjinisë?

Dr Elena Trukhacheva, drejtoreshë mjekësore e Institutit të Shëndetit Riprodhues në Chikago tha se përmes fertilizimit in vitro, ata zgjedhin një procedurë të shëndetshme për përzgjedhjen e gjinisë. Gjatë ciklit të rregullt të IVF, shkencëtarët përpiqen të përcaktojnë se cilat embrione kanë shansin më të mirë për t’u ngulitur në mikroskop. Ata përpiqen të transferojnë vetëm embrionet e shëndetshme në mitër në mënyrë që të ketë më pak shanse për dështim të fëmijës apo për të lindur një fëmijë me çrregullim gjenetik. Për përzgjedhjen gjinore, shkencëtarët përpunojnë spermën e mashkullit duke ndarë veçmas kromozonet X dhe Y. Kështu ata bashkojnë me kromozonin X të femrës Y nëse doni një djalë (X Y) ose X nëse doni një vajzë ( X X).

Kjo procedurë është e kushtueshme, por siguron në një përqindje shumë të lartë përzgjedhjen e gjinisë dhe më e rëndësishmja konceptimin e fëmijës.

Burimi: Baby Centre