Përshëndetje! Jam një zonjë 39 vjeçe. Zakonisht gjatë periudhës së fothtë më krijohet morth rreth gishtave të duarve dhe të këmbëve. Përgjithësisht e lyej me kremra bimorë, dhe më përmirësohet në moment. Doja të pyesja një mjek dermatolog, si trajtohet morthi?

Dr. Blerta Gjoni duke folur për gazetën Shëndet+

Dr. Blerta Gjoni duke folur për gazetën Shëndet+

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online mjekja dermatologe Blerta Gjoni

Të gjithë  personave që shfaqin elemente agravues në lëkurë, kryesisht në duar, këmbë, por edhe në veshë dhe në majën e hundës, iu këshillohet që, nëse kjo gjendje përsëritet vetëm në periudhën e temperaturave të ftohta, të drejtohen tek dermatologu për vizitë. Aty do të përcaktohet shkalla e sëmundshmërisë duke e konsultuar ose duke i dhënë mjekimim përkatës.

Si  terapi medikamentoze jepen kremra me bazë kortizoni të shkallave të ndryshme në varësi të fazës së pranisë së morthit. Kremrat përshkruhen nga dermatologu për të lehtësuar/ përmirësuar skuqjen, enjtjen dhe dhimbjen lokale që ka morthi.

Nëse sipërfaqet janë më të mëdha, kombinohet me vitaminë C. Doza e dhënies nga goja varion nga mosha e pacientit dhe shkalla e acarimit të morthit. Kortizonikët parenterale ose injektabël dozohen vetëm në rastet kur morthi kalon në stat ekzematizimi të gjithë ekstermiteteve të gishtave të këmbës ose të duarve ku lëvizshmëria e tyre vështirësohet dhe enjtja e tyre shoqërohet edhe me dhimbje.

Pas terapisë akute për një periudhë 5-7 ditë kërkohet rikontroll pacientit për të përshkruar kremrat ose emolientet specifike për përmirësim dhe parandalim të kronicitetet (përsëritjes) që kjo sëmundje mund të shfaqë gjatë gjithë stinës. Theksojmë se kremërat e duarve janë të ndryshëm nga ato që rekomandojmë për fytyrën dhe pjesën e veshëve nga ingredientët që ato përmbajnë. Një dermatolog ka njohuri të sakta për këto produkte.