Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Një studim i ri ka treguar se bllokimi në trafik rrit presionin e lartë të gjakut dhe është më i keq për shëndetin nga seç e kishit menduar më parë. Shkencëtarët paralajmërojnë se mbërthimi në dritën e kuqe të semoforit i ekspozon shoferët ndaj ndotësve vdekjeprurës që e dëmtojnë seriozisht shëndetin. Shkencëtarët gjetën se nivelet e ndotjes brenda makinave janë deri në 40% më të lartë.

semafor i kuqOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ndotja e ajrit në natyrë është po aq kancerogjene sa pirja e duhanit.

Studimi tregoi se ajri i ndotur priret të vrasë më shumë se 6.5 milion njerëz në vit në mbarë botën deri në vitin 2050, dyfishi i numrit aktual. Globalisht, problemi shkakton rreth 3.3 milionë vdekje të parakohshme në vit, kryesisht në Azi.

Vdekjet e parakohshme janë shkaktar i dy ndotësve kryesorë, substancave të njohura si PM2.5s dhe gazi toksik i dioksidit të azotit të prodhuara nga makinat me naftë, si kamionët dhe autobuzët.

Ndotësit ndikojnë në kapacitetin e mushkërive dhe janë të lidhura me disa sëmundje, përfshirë këtu edhe kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.

Hulumtime të mëparshme kanë treguar se një në tre goditje janë të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Ndotja e ajrit renditet në mesin e 10 shkaktarëve kryesorë vdekjeprurës, së bashku me rreziqet e tjera si pirja e duhanit, tensioni i lartë i gjakut dhe obeziteti.

Hulumtuesit nga Universiteti i Surrey kanë gjetur se dritaret e hapura të makinave bëjnë që të thithni 7 herë më shumë PM10 se këmbësorët. Grimcat helmuese mund të thithen thellë në mushkëri dhe mund të bllokojnë hundën, gojën ose fytin.

Burimi: Daily Mail