Kryefaqja Aktualitet Rast i tmerrshëm në QSUT/ I mituri infektohet me HIV/AIDS tek Pediatria

Rast i tmerrshëm në QSUT/ I mituri infektohet me HIV/AIDS tek Pediatria

0
Shpërndaje

QSUT

Një i mitur është infektuar me HIV/AIDS brenda ambienteve të spitalit infektiv të fëmijëve në QSUT. Nëna e vogëlushit ka treguar për emisionin investigativ “Stop” se djali i saj, tani 7 vjeç, është infektuar me virusin HIV/AIDS 6 vjet më parë, kur ishte shtruar tek spitali i Pediatrisë për ftohje. Fëmija kishte filluar të shfaqte simptoma që pas shtrimit në spital dhe prindërit ishin detyruar që ta çonin atë në spital çdo muaj. Pas tre vitesh ata mësuan se djali ishte infektuar me HIV/AIDS.

‘Djali im është infektuar me HIV Aids. E ka të fituar. Filloi kur ishte 1 vjeç, me një të ftohtë. E shtrova tek spitali pediatrik tek infektivi. Aty qëndroi 8 ditë. 2 javë pasi e nxorra, filluan problemet; temperaturë, e me radhë. Çdo një muaj e shtroja në spital. Pas 3 vitesh e zbuluam që kishte HIV/AIDS”, tregon nëna e djalit.

Sipas saj, askush në familje nuk është pozitiv, por në kartelën e fëmijës është shkruar se ai ka bërë ndërhyrje, edhe pse nuk i është nënshtruar kurrë asnjë operacioni. Këtë e konfirmon edhe mjekja e fëmijës.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo dramë, prindërit duhet të përballen tani me mungesën e medikamenteve. Nëna tregon se prej 6 muajsh mungon ilaçi nevirapinë, pa të cilin i biri nuk mund të jetojë.

“Problemi më i madh është se nuk ka mjekim. Prej 6 muajsh, nuk ka mjekim në spital. I mungon nevirapina, të cilën ai duhet ta marrë patjetër, e merr dy herë në ditë. Kam edhe dy javë mjekim. Po s’ia dhashë brenda 72 orëve ai mund të përkeqësohet, e pastaj mjekimi është i kotë”, rrëfen nëna e 7-vjeçarit.

Gjëja e vetme që ajo kërkon është që djali të marrë mjekimin, pasi është e vetmja mënyrë që ai të jetojë.

“Ju lutem, më ndihmoni! Shpëtoni djalin tim, me të vërtetë është infektuar, s’e di se ku, por rëndësi ka që të mjekohet, të paktën të jetë mirë.”

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here