Portali Shëndeti.com.al dhe gazeta “Shëndet Plus” janë ngritur nga një grup gazetarësh profesionistë, të cilët mbulojnë çështjet e shëndetësisë dhe çështjet sociale.

Ky portal ka bashkëpunëtorë mjekët më të mirë në vend, të cilët kujdesen që informacionet rreth patologjive të ndryshme të jenë sa më korrekte.

Shëndeti.com.al synon:

-Të ngrejë ura të reja bashkëpunimi dhe komunikimi për ta bërë zërin e qytetarëve pjesë të vendimmarrjes.

-T’u japë zë qytetarëve për të folur hapur, pa censurë, mbi çështjet që I shqetësojnë në sistemin shëndetësor.

-Të informojë dhe edukojë në lidhje me reformat në shëndetësi

-T’u japë mundësi qytetarëve të komunikojnë me mjekun dhe bëhen pjesë aktive me opinionet dhe komentet e tyre.

-Informimi rreth sëmundjeve të ndryshme dhe këshillat e mjekëve nuk kanë qëllim diagnostikimin, trajtimin apo mjekimin, por informimin dhe edukimin në mënyrë që të realizohet parandalimi dhe identifikimi i sëmundjeve në kohë.

 

Gazeta “Shëndet Plus” është një gazetë e përdyjavëshme e cila i dedikohet tërësisht shëndetit.

Për sugjerime ose informacione kontaktoni në adresën e emailit: shëndetplus@gmail.com

Për videot apo lajmet më të fundit ndiqni kanalin tonë në YOUTUBE :

https://www.youtube.com/channel/UCts1RZjiLhp3aOMhfXEB5kg

 

Adresa:

Rruga: Barrikada VIII, pallati jeshil i Teknoprojekt, kati 2