Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Onlinë: Elena Beta

Dieta me boronica është përzierje e përsosur mes humbjes së yndyrës në zonën e belit dhe shëndetit të mirë. Merrni vitamina, minerale dhe antioksidantë që ju duhen për të humbur yndyrën në bark, për të pasur kolesterol më të ulët dhe për të kontrolluar më mirë sheqerin tuaj në gjak duke konsumuar boronica çdo ditë.

Duhet të keni parasysh disa rregulla të thjeshta të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë më shumë nga sa mund ta mendoni!

Shuma e kalorive në një tas me boronica është diku midis 100-150 kalorive.

Sa fruta duhet të hani çdo ditë?

Të paktën 2 filxhanë nga ky frut në ditë, rekomandohet për burrat dhe gratë mes moshës 14 dhe 30 vjeç. Pas moshës 30, rekomandohet vetëm 1 e gjysmë filxhan me këto fruta.

Rekomandohet të filloni ditën tuaj me një filxhan me boronica për mëngjes, të cilin sipas dëshirës mund ta kombinoni edhe drithëra dhe kos. Gjithashtu edhe konsumimi i tyre në drekë do të ishte i mirë për stimulimin e humbjes së peshës.

Burimi: Healthyfood