Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksit, një organ i vogël në formë krimbi pranë zorrës së trashë.

Ai mund të rrezikojë jetën nëse plas apendiksi, megjithatë mjekët zakonisht e heqin me operacion para se të ndodhë një gjë e tillë.

“Është një sëmundje e zakonshme dhe shumë njerëz nuk kanë simptoma”, thotë gastrohepatologu Michael Payne.

Kontrollohuni tek mjeku nëse keni një nga këto simptoma:

Dhimbje afër kërthizës

Dhimbjet e apendicitit shfaqen zakonisht në anën e poshtme të stomakut, kryesisht djathtas. Por, shenja e parë është dhimbja pranë kërthizës, që kalon pastaj në pjesën e poshtme të stomakut.

Shumë njerëz, përfshirë edhe fëmijët dhe gratë shtatzëna, mund të përjetojnë dhimbje në pjesë të ndryshme të stomakut ose në anën tjetër.

Dhimbja mund të përkeqësohet gjithashtu nëse lëvizni këmbët ose barkun, kolliteni ose teshtini; ose tronditeni – për shembull gjatë udhëtimit me makinë.

Dhimbje që përkeqësohen menjëherë

Kur dhimbja kalon në pjesën e poshtme të stomakut, ajo fillon të bëhet më intensive. Dr. Payne tregon se shumë pacientë të tij e kanë përshkruar atë si “dhimbje që nuk e kanë ndjerë kurrë më parë”.

Dhimbjet mund të përkeqësohen brenda pak orësh.

Temperaturë e ulët dhe të dridhura

Simptomat e apendicitit mund të jenë të njëjta me ato të virusit në stomak, si temperaturë e lartë dhe të dridhura.

Dr. Payne thotë se nëse keni dhimbje në stomak dhe temperaturë të trupit 37.77 celsius, nuk është gjë për t’u shqetësuar. Por, nëse temperatura është mbi 390 C dhe keni dhimbje të shumta të stomakut, sa nuk mund të qëndroni as në këmbë, mund të jetë apendiciti.

Të përziera, të vjella ose mungesë oreksi

Mund të mos keni të vjella menjëherë. Por, mund të keni disa ditë mungesë oreksi dhe të përziera. Nëse gjendja përmirësohet pas një dite ose brenda pak ditësh, me siguri jeni mirë.

Por, nëse gjendja përkeqësohet – sidomos nëse keni edhe temperaturë dhe dhimbje abdominale, Dr. Payne thotë se duhet të kontrolloheni tek mjeku. Nëse keni pasur të vjella për më shumë se 12 orë, ose keni pasur diarre për disa ditë, duhet të bëni një vizitë tek mjeku.

Kapsllëk ose diarre

Ashtu si shumë simptoma të tjera, ato mund të mos jenë të shpeshta dhe mund të shfaqen pasi të filloni të keni dhimbje abdominale.

Por, nëse keni diarre të lehtë, sidomos nëse ka edhe shumë mukus, së bashku edhe me dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut, kontrollohuni tek një mjek.

Gazra dhe fryrje barku

Si të hani 5 copa picë dhe t’i shoqëroni ato me birrë, do të keni me siguri fryrje të barkut dhe probleme me tretjen. Por, nëse shkoni të flini pas ngrënies dhe zgjoheni akoma me dhimbje – ose dhimbja përkeqësohet edhe më shumë – duhet të shqetësoheni.

Duhet të shqetësoheni gjithashtu nëse keni pasur fryrje të barkut për disa ditë, së basku me gazra dhe dhimbje të zorrëve.

Këto janë simptomat e përgjithshme që mund të paralajmërojnë për inflamacion të apendiksit dhe rrezik për shpërthim të tij.

Burimi: Health / http://shendeti.com.al/