Arrin në 3 numri i viktimave si pasojë e gripit. Ministria e Shëndetësisë informon se një tjetër paciente ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Sanatorium si pasojë e virusit AH3N2.

73-vjeçarja nga Kukësi kishte edhe një sërë komplikacionesh të tjera, ndërkohë që ka rezultuar pozitive me virusin e gripit të stinës AH3N2.

“Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja Z. R., 73 vjeç, nga Kukësi, e shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 08/01/2017, me diagnozë “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt, dhe me Insufiçencë Respiratore,” e cila, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitive për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme”, njofton zëdhënësi i shëndetësisë për shtyp.

Ky është rasti i tretë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara para disa ditësh nga Ministria  Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës./ http://shendeti.com.al/